Eurodeputetët e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian e kanë miratuar sot raportin për Kosovën.
Aty bëhet thirrje ndaj Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësuesve të serbë të Kosovës që të angazhohen për dialog të vërtetë.
“Eurodeputetët lavdëruan Kosovën për progresin e saj në zbatimin e reformave të lidhura me Evropën dhe i kërkuan BE-së që të përgatisë pa vonesë të mëtejshme një opinion mbi meritat e aplikimit të vendit për anëtarësim në BE”, thuhet në raport.
Pos tjera, aty theksohet Kosova ka bërë përparime në luftimin e krimit, korrupsionit dhe migracionit.
“Në një raport të miratuar të mërkurën, eurodeputetët në Komisionin për Punë të Jashtme vlerësojnë arritjet e Kosovës në luftën e saj kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe menaxhimin e migracionit dhe mirëpresin përafrimin e vazhdueshëm të Kosovës me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, në veçanti dënimin e agresionit të Rusisë në luftën kundër Ukrainës”, thuhet në raport.