23 C
New York
Wednesday, July 2, 2025

Buy now

Miratohet në Senat “Projektligji i madh dhe i bukur” i Trumpit

- Advertisement -

Pas pothuajse 27 orësh dhe 46 votave për amendamentet, republikanët e Senatit miratuan paketën për taksat dhe shpenzimet pak para mesditës të së martës me një votim 51-50, me zëvendëspresidentin JD Vance që hodhi votën përcaktuese.

Projektligji tani do të kthehet në Parlament, i cili pritet ta shqyrtojë atë të mërkurën në mëngjes.

Senatorët demokratë të Kolorados, Michael Bennet dhe John Hickenlooper, votuan kundër projektligjit, të quajtur “Akti i Një Projektligji të Madh dhe të Bukur”, i cili përmban shumë nga prioritetet e Trump dhe të republikanëve, duke përfshirë më shumë fonde për sigurinë dhe mbrojtjen kufitare, zgjatjen e shumicës së shkurtimeve të taksave nga projektligji i Trump i vitit 2017 që skadojnë në fund të vitit, dhe rritjen e prodhimit vendas të energjisë, veçanërisht duke përdorur lëndë djegëse fosile.

Trump i kishte dhënë Kongresit të kontrolluar nga republikanët një afat deri më 4 korrik, për t’i dërguar atij një version përfundimtar të projektligjit për ta nënshkruar si ligj.

Të ngjashme

Të fundit