18.5 C
New York
Tuesday, September 16, 2025

Buy now

Miratohet kërkesa: Telefoni i Kuçit i nënshtrohet analizës forenzike – urdhërohet dorëzimi i të dhënave

- Advertisement -

Gjykatësja paraprake e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DSK), Marjorie Masselot, ka miratuar kërkesën e Prokurorisë së Specializuar për të kërkuar ndihmë nga Instituti i Jashtëm Forenzik (EFI), me qëllim krijimin e një kopjeje të imazhit forenzik dhe raportit “Cellebrite” të telefonit të sekuestruar nga Hajredin Kuçi në mars të vitit 2024.

Telefoni në fjalë ndodhet ende nën ruajtjen e EFI-së që nga sekuestrimi, ndërsa materiali i nxjerrë më parë u është dorëzuar palëve në procedurë.

Megjithatë, sipas Prokurorisë, për shkak se nuk e posedojnë fizikisht pajisjen, është e nevojshme krijimi i kopjes forenzike për të garantuar mbrojtjes qasje të plotë dhe të barabartë, shkruan Lajmi

Ky veprim, sipas Prokurorisë, është në përputhje me rregullin 102(3) të Rregullores së DSK-së, i cili parashikon që çdo i akuzuar ka të drejtë të marrë kopje forenzike të pajisjeve të sekuestruara. Kërkesa është mbështetur edhe nga mbrojtja e Kuçit, e cila ka theksuar rëndësinë e këtij materiali për përgatitjen e mbrojtjes.

Në vendimin e saj, gjykatësja Masselot urdhëron EFI-në që brenda tre javësh nga pranimi i kërkesës të përgatisë dhe të transmetojë përmes Zyrës së Regjistrit kopjen e imazhit forenzik dhe raportin “Cellebrite” te mbrojtja e Kuçit.

Ajo ka sqaruar se çdo paqartësi duhet t’i adresohet vetëm Regjistrit, i cili ka për detyrë të njoftojë menjëherë gjykatën në rast të ndonjë problemi gjatë procesit.

Gjithashtu, EFI duhet të dorëzojë një raport të detajuar brenda 14 ditësh pas përfundimit të procedurës, në të cilin të sqarojë mënyrën e krijimit të materialit, masat mbrojtëse gjatë transmetimit dhe çdo vështirësi teknike të hasur.

Në dispozitivin e saj, gjykatësja urdhëron gjithashtu mbrojtjen e Kuçit që deri më 19 shtator 2025 të dorëzojë një version të redaktuar publik të shkresës së saj përkatëse ose të kërkojë riklasifikimin e saj si publike.

Të ngjashme

Të fundit