3.1 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

Miratohen në lexim të parë tri projektligje në kuadër të reformës në drejtësinë penale

- Advertisement -

Kuvendi i Kosovës sot miratoi tri projektligje në lexim të parë: Projektligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, Projektligjin për Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe Projektligjin për Shërbimin Sprovues të Kosovës.

Në prezantimin se saj para deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, theksoi rëndësinë dhe nevojën e avancimit të kornizës ligjore në thellimin e reformave në drejtësinë penale si pjesë të Strategjisë së Ministrisë së Drejtësisë për Sundimin e Ligjit në Kosovë.

Si risi në kuadër të projektligjeve ajo theksoi përcaktimin e Shërbimit Sprovues të Kosovës dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës si Agjenci ekzekutive në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë që i mundëson këtyre shërbimeve pavarësinë funksionale në fushëveprimin e tyre dhe krijimin e njësive të veçantë në funksion të realizimit të mandatit të tyre.

Ndërsa, ministrja Haxhiu tutje theksoi se kjo reformë ligjore trajton dhe rregullon edhe disa çështje të ekzekutimit të sanksioneve penale që janë karakterizuar me sfida në zbatimin e tyre si dhe mungesë të rregullimit të disa të drejtave të njeriut për personat e privuar nga liria, që i kontribuojnë rehabilitimit dhe re-integrimit të tyre më të lehtë në shoqëri.

Ndër risi të tjera në kuadër të Projektligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale ajo përmendi: mundësinë e apelimit të vendimit për lirim me kusht nga personat e dënuar në një shkallë të dytë gjyqësore; përshkallëzimin e lirimit të parakohshëm nga tre, gjashtë, respektivisht nëntë muaj para përfundimit të dënimit; zgjerimin e pezullimit të dënimit edhe për sëmundjet e rënda për personat e dënuar, deri në shërimin e tyre të plotë; rikthimi i ditëve të pushimit vjetor për personat e dënuar që punojnë etj.

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës miratuan me shumicë votash në parim të tri projektligjet e sipërpërmendura.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit