Avokati Xhevdet Smakiqi ka shkruar në Facebook rreth ligjit që u miratua dje për Fondin Sovran, duke shtuar se ky fond do të jetë sovran dhe do të kënaq vetëm shtatë anëtaret e Bordit Mbikqyrës të Fondit Vazal të Albin Kurtit dhe katër Kryeshefat Ekzekutiv/ Gani Jakupat me nga 7500€ në muaj që do t’i emërojë sipas dëshires së tij Albin Kurti kinse nga Kuvendi i Kosoves.
Përmes një postimi në Facebook, Smakiqi ka rënditur disa ligje me të cilat ky ligj bie ndesh, siç thotë ai.
“Ligji i miratuar dje nga deputet makina te votimit te Albin Kurtit per Fondin sovran/vazal i Albin Kurtit bie ndesh me nenin 3 te Kushtetues (Barazia para ligjit), me nenin 7 te Kushtetutes (Vlerat), me nenin 10 te Kushetutues ( Ekonomia e lirë e tregut), me nenin 119 pargrafi 3 te Kushtetutes (Mardheniet Ekonomike), me nenin 3 te Ligjit te Prokurimit ( Shfrytezimi i fondeve publike), me Ligjin per Nderrmarrjet Publike ne fuqi, me Ligjin Per Shoqerite Tregtare”, ka shkruar Smakiqi.
Tutje, ai është shprehur se ky ligj do të vendos në diskriminim të hapur ndërmarrjet publike dhe private dhe do të ua mundësojë 11 Gani Jakupave ti bëjnë rrush e kumbulla qindra miliona euro fillimishte te 6 NPQ-ve si KEK-ut, TK sh.a, Infrakosin, Trepçen, Posten pa perdorur Ligjin e Prokurimit Publik.