7.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Miratimi i ligjeve të KPM-së dhe KPK-së, reagon Hamza: Kjo qasje po e largon Kosovën nga rruga e integrimit në BE dhe NATO

- Advertisement -

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka reaguar pas miratimit të ligjeve të KPM-së dhe KPK-së.

Hamza tha se i ka përcjellur reagimet vendore dhe ndërkombëtarë për këto dy ligje, shkruan Demokracia.com

“Bazuar në përvojën time të gjatë, çdo ligj e kemi miratuar vetëm atëherë kur e kemi harmonizuar me standardet evropiane dhe praktikat më të mira demokratike. Prandaj është absurditet i llojit të vet miratimi i dy ligjeve të djeshme në Kuvendin e Kosovës, në kundërshtim me rekomandimet e BE-së dhe organizatave vendore e ndërkombëtare. Kjo qasje e ka futur Kosovën nën sanksione. Kjo qasje po e largon Kosovën nga rruga e integrimit në BE dhe NATO.”, shkroi ndër të tjera në postimin e tij Hamza.

POSTIMI I PLOTË: 

Dje dhe sot i kam përcjell reagimet vendore dhe ndërkombëtare rreth Ligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave dhe Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, që Qeveria i procedoi dhe miratoi në kundërshtim me rekomandimet e Zyrës së BE-së, OSBE-së dhe shteteve partnere.

Bazuar në përvojën time të gjatë, çdo ligj e kemi miratuar vetëm atëherë kur e kemi harmonizuar me standardet evropiane dhe praktikat më të mira demokratike. Prandaj është absurditet i llojit të vet miratimi i dy ligjeve të djeshme në Kuvendin e Kosovës, në kundërshtim me rekomandimet e BE-së dhe organizatave vendore e ndërkombëtare. Kjo qasje e ka futur Kosovën nën sanksione. Kjo qasje po e largon Kosovën nga rruga e integrimit në BE dhe NATO.

Rendi demokratik, liria e shprehjes dhe drejtësia e pavarur janë vlerat më të çmuara në botën demokratike. Kosova duhet t’i mbrojë këto vlera, t’i forcojë këto liri dhe jo t’i cenojë e sulmojë!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit