2.1 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Miratimi i buxhetit, Kurti: Po vazhdojmë ta forcojmë mbrojtjen e Republikës

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka falënderuar deputetët që votuan Ligjin për Buxhetin 2024.

Kurti tha me këtë buxhet në vlerë prej 3.3 miliardë euro forcohet mbrojtja e Kosovës, rritet siguria e nxitet punësimi.

“Kalon Buxheti për vitin 2024. Edhe këtë vit, për të tretin me radhë, buxheti miratohet në muajin dhjetor ashtu edhe siç duhet. Falënderoj deputetët dhe deputetet e Kuvendit të Republikës për votën, kontributin dhe mbështetjen e tyre”, ka shkruar Kurti.

“Me këtë buxhet të përgjithshëm prej mbi 3.3 miliardë euro, që është për 35% më i lartë se buxheti që gjetëm në vitin tonë të parë të qeverisjes, po vazhdojmë që ta forcojmë mbrojtjen e Republikës, rrisim sigurinë, nxisim punësimin në tregun e punës, shtojmë kujdesin për familjet, mbështesim reformat që kemi filluar dhe mundësojmë zhvillimin e mëtejmë ekonomik dhe ngrisim mirëqenien e qytetarëve në vend”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit