25.8 C
New York
Saturday, September 6, 2025

Buy now

Miranda Kerr thyen heshtjen për ndarjen e ish-burrit nga Katy Perry

- Advertisement -

Miranda Kerr ka folur për ndarjen e Orlando Bloom dhe Katy Perry.

Nëse nuk e dini, modelja 42-vjeçare australiane ishte e martuar me aktorin 48-vjeçar, nga viti 2010 deri në vitin 2013, dhe ata kanë një djalë 14-vjeçar, Flynn.

Orlando filloi të dilte me këngëtaren 40-vjeçare në vitin 2016. Ata u fejuan në vitin 2019 dhe mirëpritën vajzën Daisy, në vitin 2020. Qershorin e kaluar u zbulua se ata ishin ndarë.

Në një intervistë të re, Miranda – e cila ka mbajtur një marrëdhënie të ngushtë me Orlandon dhe ka krijuar një miqësi me Katyn, theu heshtjen për ndarjen e ish-çiftit.

Miranda konfirmoi se ndarja e Katy dhe Orlando ishte miqësore dhe tregoi se ka kaluar kohë me të dy që kur ndodhi.

“Në fakt i pashë të dy në fundjavë. Po festonim ditëlindjen e Daisyt”, tha Miranda. “Jemi një familje e madhe dhe e lumtur”.

“Katy është e mrekullueshme, e dua”, shtoi ajo. “Dhe Orlando padyshim”.

Modelja gjithashtu vuri në dukje se është shumë e rëndësishme të mbash një ndarje “harmonike” kur fëmijët janë të përfshirë.

“Nevojat e fëmijës duhet të vijnë gjithmonë të parat. Dhe duhet të jetë harmonike”, përfundoi modelja.

Të ngjashme

Të fundit