18.6 C
New York
Saturday, October 18, 2025

Buy now

Mira Murati shpallet “Qytetare Nderi” në Vlorë

- Advertisement -

Në teatrin “Petro Marko” u zhvillua ceremonia e dekorimit me titullin e lartë “Qytetar Nderi i Vlorës”, ku u nderuan dy figura të shquara të vendit, Mira Murati dhe Josif Gjipali.

Në fjalën e saj përshëndetëse, kryetarja e Këshillit Bashkiak të Vlorës, Elpiniqi Mërkuri, vlerësoi kontributin e dy personaliteteve në fushat përkatëse të shkencës, teknologjisë dhe artit, duke theksuar se ky është një vlerësim që përfaqëson mirënjohjen e qytetit për bijtë e tij më të dalluar.

Vlerësime për dy figurat e nderuara kanë dhënë edhe veteranët e ekipit legjendar të Flamurtarit, Kreshnik Çipi dhe Vasil Ruci, të cilët janë gjithashtu iniciatorë të këtij vlerësimi, duke theksuar rëndësinë e njohjes së kontributit të personaliteteve që kanë bërë krenar emrin e Vlorës në Shqipëri dhe në botë, njofton eruonewsalbania.

Ceremonia u zhvillua në një atmosferë solemne, në prani të përfaqësuesve të pushtetit vendor, personaliteteve të artit dhe kulturës, si dhe qytetarëve vlonjatë që duartrokitën gjatë nderimit të dy figurave të spikatura.

Të ngjashme

Të fundit