16.2 C
New York
Saturday, June 14, 2025

Buy now

Mira Murati do të martohet

- Advertisement -

Po, ka një tjetër dasmë në horizont  dhe këtë herë protagoniste është një ndër emrat më të njohur shqiptarë në arenën globale të teknologjisë. Mira Murati, “truri” pas ChatGPT dhe një prej figurave më të përfolura të inteligjencës artificiale, është duke planifikuar një ceremoni private martese në Toskanë, sipas burimeve për A2 CNN.

Ceremonia – që do të mbahet larg vëmendjes së publikut dhe mediave – pritet të zhvillohet me një protokoll sigurie të lartë, ku të gjithë të ftuarit janë nënshkruar me kontrata privatësie (nuk ka Insta story, na vjen keq!).

Por si çdo gjë që është vërtet e bukur, disa detaje janë zbuluar.

Thuhet se Mira do të veshë një kostum tradicional të nuseve të jugut, me jelekun karakteristik të Vlorës – një detaj që jo vetëm i jep ceremonisë një shije autentike shqiptare, por është edhe një mënyrë për të nderuar rrënjët kulturore të saj. Muzika popullore shqiptare dhe vallet tradicionale do të jenë gjithashtu pjesë e dasmës.

Vitin e kaluar, nëna e saj kishte pyetur vetë ChatGPT-në se kur do të gjente burrë e bija – një moment viral që, mesa duket, mori përgjigjen e vet shumë më shpejt sesa e kishim menduar.

Të ngjashme

Të fundit