26.5 C
New York
Sunday, July 6, 2025

Buy now

Miqtë e famshëm të Diddy-t që heshtën pas vendimit tronditës: Jay-Z, Beyonce, Oprah dhe të tjerë kanë ‘mbyllur gojën’

- Advertisement -

Pas vendimit të mërkurën në gjyqin ndaj Sean “Diddy” Combs, ku u lirua nga akuzat më serioze për shantazh dhe trafikim seksual, por u shpall fajtor për dy akuza më pak të rënda, shumë prej miqve të tij të famshëm kanë zgjedhur të heshtin.

Ndërkohë që disa, si Justin Bieber, janë distancuar publikisht, të tjerë si Jay-Z, Beyonce dhe Oprah Winfrey nuk kanë bërë deklarata zyrtare.

Jay-Z dhe Diddy kanë një miqësi të gjatë, me bashkëpunime që datojnë që nga viti 1997 dhe lidhje bamirësie që kanë vazhduar me vite, shkruan DailyMail.

Oprah, nga ana tjetër, është distancuar nga festat e Diddy-t, duke thënë se nuk ka marrë pjesë ndonjëherë në to.

Supermodelja Naomi Campbell, një mike e gjatë, dhe ish-partnerja Jennifer Lopez, gjithashtu kanë heshtur për akuzat, edhe pse kanë pasur lidhje të ngushta me Diddy-n në të kaluarën.

Lil’ Kim, e cila ka pasur edhe periudha konflikti me të, po ashtu nuk ka komentuar për çështjen.

Edhe emra si Mariah Carey, Usher dhe Ashton Kutcher, që kanë pasur lidhje të veçanta personale dhe profesionale me Diddy-n, nuk kanë folur për akuza e gjyqin.

Ndërsa Diddy përballet me seancën e dënimit më 8 korrik, heshtja e miqve të tij të famshëm vazhdon të jetë një nga temat më të ndjekura në mediet rozë.

Të ngjashme

Të fundit