Sipas raportimeve, miqtë e aktorit Al Pacino janë të shqetësuar për mirëqenien e tij pasi nëna e fëmijës së tij më të vogël kërkoi kujdestarinë e plotë.
83 vjeçari thuhet se i ka miqtë e tij të ngushtë të shqetësuar pasi Noor Alfallah, 29 vjeçare, raportohet se ka paraqitur dokumente ligjore duke kërkuar kujdestarinë e plotë të foshnjës së tyre katër muajshe, Roman.
E kjo ndezi thashethemet se dyshja ishin ndarë, megjithatë Al e mohoi se romanca ishte në telashe.