17.5 C
New York
Monday, June 9, 2025

Buy now

Miqësorja kundër Komoreve, Kosova me dy mungesa

- Advertisement -

Sot me fillim nga ora 19:00, kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen e radhës miqësore ku në “Fadil Vokrri” do të jenë nikoqir të Komoreve.

Por, për këtë lojë “Dardanëve” do t’iu mungojnë dy futbollistë.

Kështu ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës.

“Kreshnik Hajrizi dhe Ilir Krasniqi do të mungojnë në ndeshjen e sotme kundër Komoreve, për shkak të lëndimeve të vogla. Stafi teknik në konsultim me stafin mjekësor ka vendosur që dy futbollistët të mos aktivizohen në ndeshjen e sotme, për të mos rrezikuar ndonjë lëndim më serioz”.

“Kosova do të përballet me Komoret nga ora 19:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Pavarësisht këtyre mungesave, Dardanët janë të vendosur për një tjetër paraqitje dinjitoze dhe për fitoren e radhës para tifozëve të tyre”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Të ngjashme

Të fundit