Beniada ka folur sonte lidhur me marrëdhënien e saj me Einxhel Shkirën, ish- banore e ‘BBV’ me të cilën modelja krijoi një shoqëri shumë të mirë brenda shtëpisë.
Ajo tha se nuk e kanë ruajtur të njëjtin raport edhe pas përfundimit të spektaklit.
“Me Einxhel nuk flasim. Unë brenda shtëpisë kam qenë vetvetja. Nuk e di arsyen, nuk di çfarë të tregoj.
Jam shumë në rregull me Einxhel, kam qenë shoqe e vërtetë, por ndonjëherë jeta të largon”, tha ajo.
Modelja gjithashtu u pyet lidhur me jetën e saj personale dhe bukuroshja në mënyrë jo të drejtpërdrejt na tregoi se në fakt është ‘single’.
“Unë jam në lidhje me veten, ku ka më mirë”.