MINT vazhdon inspektimet për njehsorët: S’ka devijime në matjen e rrymës

- Advertisement -

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka njoftuar ka vazhduar me verifikimin e njehsorëve elektrikë dhe deri më tani nuk janë evidentuar devijime në matjen e shpenzimit të energjisë elektrike.

Sipas njoftimit të MINT, Komisioni Verifikues, i themeluar nga kjo ministri në bashkëpunim me inspektorët e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), po i vazhdon verifikimet në terren.

“Deri më tani, nga të gjithë njehsorët e verifikuar në laboratorin e Agjencisë së Metrologjisë, janë konstatuar devijime në datë dhe orë krahasuar me kohën reale, por nuk janë evidentuar devijime në matjen e shpenzimit të energjisë. Ndërkohë, IQMT tashmë ka përgatitur gjoba ndaj KEDS-it për njehsorët, të cilëve u kishte skaduar afati i vlefshmërisë”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

 

Të ngjashme

Të fundit