11.8 C
New York
Tuesday, February 25, 2025

Buy now

Minsitria e Arsimit i reagon SBAShK-ut: Protestat nuk duhej të bëheshin në këtë kohë kur po punohet për ligjin e pagave

- Advertisement -

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit me një postim në rrjetin social Facebook, thanë se humbja e procesit mësimorë shkakton cenim të të drejtave themelore të fëmijëve për arsimim, krejt kjo erdhi si rezultat se Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës njoftoi se nesër nuk do të mbahët mësim, dhe krahas kësaj do të ketë protesta, njëherit akuzuan këto të fundit se janë të instrumentalizuara.

Në njoftimin e tyre thuhet se mos mbajtja e mësimit përbën shkelje të të drejtave të fëmijëve.

“Humbja e mësimit është cënim i të drejtës themelore të fëmijëve për arsimim”, thuhet aty.

Nga kjo ministri më tutje njoftuan se grevat dhe protestat nuk duhej të bëheshin në këtë kohë.

“Prandaj, diskutimet për greva dhe protesta të mësimdhënësve nuk do të duhej të bëheshin në këtë kohë, kur është edhe fundi i vitit shkollor dhe për më tepër për faktin se në këtë periudhë po punohet me kujdes të shtuar që të kemi një Ligj sa më të mirë të pagave për rreth 80 mijë punëtorët e sektorit publik, që është edhe kërkesë e SBAShK-ut”, shkruhet aty.

Më tutje nga kjo ministri akuzuan udhëheqësit e SBASHK’ut.

Pretendimet e krerëve të SBAShK-ut për arsyet e mosmbajtjes së mësimit dhe mbajtjes së grevës nuk përkojnë as me gjendjen në arsimin parauniversitar, as me nevojat për ta përmirësuar atë. Ato thjesht janë instrumentalizim i një të drejte sublime siç janë e drejta e grevës dhe protestës për punëtorët”, theksohet aty.

Sot (SBAShK), ka njoftuar se ditën e nesërme e premte, nuk do të mbahet mësim, shkaku i mbajtjes së protestë.

Me anë të një komunikate dërguar mediave SBASHK-u deklaron se nesër shkollat nuk punojnë dhe punëtorët e arsimit do të dalin në protestë.

Në këtë komunikatë theksohet se vendimi për protestë është marrë mbrëmë nga një takim i mbajtur me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve.

Gjithashtu lutet Qeveria që të reflektojë, në të kundërtën SBASHK deklaron se do të shkojë drejt veprimeve edhe më radikale.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=366122508880455&id=100064481273032

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit