Home Zgjedhjet 2025 Minsitri Hekuran Murati i reagon LDK-së rreth premtimit për buxhetin

Minsitri Hekuran Murati i reagon LDK-së rreth premtimit për buxhetin

0
Minsitri Hekuran Murati i reagon LDK-së rreth premtimit për buxhetin

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar ndaj premtimit të LDK-së për investimin në centralin me gaz dhe se do ta çojnë buxhetin në 15 miliardë euro.

Murati ka shkruar se edhe nëse rritet buxheti 5% në vit, atëherë Buxheti në vitin 2029 do të jetë 4.39 miliardë.

Postimi i plotë i Muratit:

Ju pata thanë ma heret, që ekonomistat e LDK-së po garojnë me AAK-në.

Buxheti aktualisht është 3.61 miliardë euro. E nëse rritet nga 5% në vit, aq sa po premtojnë LDK-ja që kanë me e rritë ekonominë, në vitin e fundit të mandatit, në 2029 buxheti bëhet veç 4.39 miliardë.

Por kur AAK-ja premton 25 miliardë euro investime kapitale, çka ka LDK-ja që nuk premton 15 miliardë euro buxhet! 🤷‍♂️

Exit mobile version