8.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

“Minoriteti grek s’është mish për topat elektoral të askujt”/ Arrestimi i Belerit, Rama: S’pranoj presionet nga jashtë! Do hesht deri të dielën

- Advertisement -

“Së pari, duhet të respektoj zgjedhjet në Greqi dhe të mirëkuptoj inflamimin e retorikës duke u përpjekur për sa më shumë urtësi dhe vetëpërmbajtje nga ana ime dhe e jonë sepse kemi bërë një punë të jashtëzakonshme me qeverinë greke, me Mitsotakis dhe Dendias për të ngritur një urë të re bashkëpunimi dhe për ta çuar në nivel tjetër marrëdhënien me Greqinë.

Jam i vendosur të bëj maksimumin përpara se të jemi të detyruar të reagoj profesionalisht. Dua të theksoj se institucionet e drejtësisë mund të kenë të metat e tyre por askush, që nga unë i pari, s’i kam kontestuar asnjëhere vendimet e tyre dhe jo më pastaj të tjerë, e lëre më pastaj nga jashtë Shqipërisë që të vënë në pikëpyetje dhe nën presion rolin e tyre.

Dua të kujtoj se dy apo tre ditë përpara regjistrimit të kandidatëve prokuroria në bashkëpunim me policinë kanë arrestuar një kryetar bashkie dhe kandidat me shumë gjasë të PS. Po, në Bulqizë për një çështje dhe me një akuzë që akoma sot nuk njoh në thelb. As nuk më ka shkuar mendja që të ngre zërin dhe t’i kërkoj prokurorisë dhe gjykatës që të nxjerrë provat se kështu dua unë dhe kur dua unë dhe as nuk kam vënë në diskutim punën e tyre.

Besoj që nuk ka asnjë mundësi që të pajtohemi me idenë se ka një drejtësi tjetër për qytetarët me kombësi shqiptare dhe me ato me kombësi greke. Është e njëjta drejtësi. Nuk janë dy.

Zgjedhjet në Himarë kanë treguar dicka krejt tjetër u zhvilluan në qetësi, pa asnë pengesë ka patur përfaqësues të trupit diplomatik, ka qenë një lider lokal që ka mbajtur TV gjallë me bomba tymuese për atë c ka po ndodhte. Kanë qenë edhe forcat e policisë. Është bërë një numërim si kudo, transparent paqësor, ka fituar me një grusht votash kandidati kundërshtar.

Dhe kjo hedh poshtë totalisht cdo lloj argumenti të sforcuar se aty është bërë një përpjekje për të marrë me metoda ekstra ligjore dhe ekstra elektorale nga ana jonë një fitore që nuk ka të bëjë fare me masën e dhënë nga gjykata për kandidatin në fjalë. Besoj se duhet të mjaftojë ky argument për të mos ngatërruar gjërat. 

Nuk ka dy drejtësi. Akuza nuk është ngritur nga qeveria. Kam zero dëshirë të kontrolloj qeverinë. Nëse unë vetë nuk e bëj kurrë që të ngre pikëpyetje pa u shprehur drejtësia këtë nuk e lejoj e s kam për ta lejuar ta bëj askush. Si do shkojë procesi e cdo dalë është dicka që e di po aq sa ju, është një cështje që ka kaluar në SPAK dhe do trajtohet nga GJKKO. ”, -tha Rama./abcnews.al

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit