-7 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Ministrja shqiptare: Shmangni ndriçimin e panevojshëm kur nuk jeni në shtëpi

- Advertisement -

Kriza e energjisë elektrike duket se po prek edhe Shqipërinë.

Ministrja Belinda Balluku ka dhënë një mesazh drejtuar qytetarëve për kursimin e energjisë elektrike. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Balluku u bën thirrje qytetarëve që të shmangin ndriçimin e panevojshëm kur nuk janë në shtëpi.

“Kursimi i energjisë elektrike në ditët e sotme, në kushtet e një krize botërore, është detyrë për çdo qytetar. Përpara se të dilni nga shtëpia, sigurohuni që të gjitha dritat të jenë të fikura. Shmangni ndriçimin e panevojshëm kur nuk jeni në shtëpi”, shkruan Balluku.

Edhe Kryeministri Rama deklaroi më 29 korrik se kriza energjitike ka prekur të gjithë botën, duke theksuar se do jetë tepër e vështirë për Shqipërinë që të gjejë sasinë e nevojshme për të përballuar të gjitha nevojat.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit