8.8 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Ministrja Haxhiu sulmon Gjykatën Kushtetuese: Qëllimshëm po e pengon reformën në drejtësi

- Advertisement -

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka akuzuar Gjykatën Kushtetuese se qëllimshëm po vonon  trajtimin e Ligjeve.  Haxhiu tha se Qeveria me shqetësimet e ngritura për këto vonesa  nuk po bënë ndërhyje në sistemin e drejtësisë dhe punën e Gjykatës por që sipas saj qëllimi i gjykatës për t’i penguar reformat është i papranueshëm.

“Gjykata Kushtetuese është e pavarur me Kushtetuesen e Kosovës në asnjë rast Qeveria nuk ka ndërhyrë ne punën e Gjykatës. Është e rëndësishme qe kjo të përsëritet  dhe unë s’pajtohem me këdo që thotë që shprehja e shqetësimit në raport me vonesa e trajtimit të ligjeve tonë është ndërhyrje, nuk mund të pajtohem sepse kjo nuk është ndërhyje. Mendoj se (vonesa e trajtimit të ligjeve) është e qëllimshme sepse nuk ka asnjë arsye tjetër që e justifikon vonesën që po e bën Gjykata Kushtetuese për arsyet se përse është e qëllimshme mund të paragjykojë por është e qartë që vonesat janë të qëllimshme mirëpo unë mendoj se Gjykatës Kushtetuese duhet të preokupohet për rëndësinë e këtyre Ligjeve dhe po ashtu Gjykata e din gjendjen e rëndë në të cilin është sistemi i drejtësisë dhe reformat qe ne i kemi adresuar janë të shumë të rëndësishme dhe qëllimi ynë është që institucionet e drejtësisë të jenë të pavarura, pra Gjykata Kushtetuese vet ka shumë raste qe vendimet e gjykatave i ka kthyer mbrapsht pra është në dije i edhe për aspektin profesional dhe të tjera a por që duket hapur që ka një qëllim për t’i penguar reformat dhe kjo është e papranueshme”, tha Haxhiu për RTV21.

Ministrja Haxhiu iu përgjigj edhe deklarimeve të opozitës dhe njohësve të sistemit të drejtësisë se me qasjen e tillë ndaj Kushtetueses Qeveria po fshihet pas dështimit në reformën në drejtësi. Ajo tha se reformën në drejtësi e kanë vonuar opozita dhe  Gjykata kushtetuese.

“Reformat ne drejtësi i kanë vonuar opozita dhe Gjykata kushtetuese ë nga dita parë kemi punuar me  angazhimet më të mëdha në zotimet që i kemi dhënë qytetarëve në vettingun e drejtësi, e kemi miratimin e opinionit të Komisionit të Venedikut dhe Gjykatës kushtetuese, amendamentet Kushtetuese janë në Kuvend, Reforma për Këshillin Prokurorial është ende në Gjykatë Kushtetuese… Byroja për konfisikimin e pasurisë pritet që në fillim të dhjetorit të votohet në seancë këto janë tri nga projekte tona kryesore që adresohen me reformën ne drejtësi gjithçka çfarë është varur nga ne e kemi bërë…”tha Haxhiu.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit