16.1 C
New York
Sunday, October 27, 2024

Buy now

Ministrja Haxhiu nga Gjilani: Do të punojmë për të shtyrë përpara politikat feministe

- Advertisement -

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka vizituar sot gratë nga Komuna e Gjilanit, në kuadër të vizitave të Forumit të Gruas në Lëvizjen Vetëvendosje.

Haxhiu përmes një postimi ka thënë se në këtë takim, kanë adresuar punët që i ka bërë Komuna dhe Qeveria në lidhje me vajzat dhe gratë.

Ajo tutje është shprehur se shtesat për fëmijët, shtesat për lehonat, punësimi apo pavarësia ekonomike e grave, reforma pensionale, grantet apo subvencionet për bizneset e reja te grave, bursat për studentet, fuqizimi i qendrave për punë sociale për adresimin sidomos të nevojave të viktimave ishin vetëm disa nga çështjet për të cilat kanë diskutuar.

Postimi i plotë:

Në Gjilan me vajza dhe gra

Në kuadër të vizitave të GVV-së në komuna, sot ishim në Gjilan në një takim shumë të përzemërt me aktivistet, me ç’rast edhe iu uruam mirëseradhje disa anëtareve të reja.

Në këtë takim, patëm rastin të adresojmë punët që ka bërë e po bën Komuna dhe Qeveria në çështjet që ndërlidhen me vajzat dhe gratë si dhe patëm rastin që nga afër të dëgjojmë sfidat dhe propozime të reja të politikave feministe.

Shtesat për fëmijët, shtesat për lehonat, punësimi apo pavarësia ekonomike e grave, reforma pensionale, grantet apo subvencionet për bizneset e reja te grave, bursat për studentet, fuqizimi i qendrave për punë sociale për adresimin sidomos të nevojave të viktimave ishin vetëm disa nga çështjet për të cilat diskutuam.

GVV-ja si organizim i ri do të jetë adresë për secilën vajzë dhe grua. Do të punojmë edhe në nivel lokal por edhe në nivel qendror për të shtyrë përpara politikat feministe.

Gratë për VETËVENDOSJE!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit