16.8 C
New York
Friday, August 22, 2025

Buy now

Ministrja Haxhiu akuzoi Kuçin për “amnistim krimesh të luftës”, harroi ligjin e tij që ndalon faljen e këtyre krimeve

- Advertisement -

Madje, në foltoren e Kuvendit, ajo ka lëshuar një audio-incizim të ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, i cili kishte thënë në një rast se për krime lufte nuk do ta dënonte askënd.

Por, ministrja e Dritësisë ka harru se pikërisht në kohën kur ministër i Drejtësisë ishte Hajredin Kuçi i PDK-së, ishte miratuar Ligji për Amnisti, i cili e ndalon faljen e krimeve të luftës.

Në nenin 4 të Ligjit për Amnisti përmendet veprat që nuk mund të falen asnjëherë.

“1. Amnistia nga cilado vepër penale e përmendur në këtë ligj nuk do të aplikohet për: 1.1. veprat kundër akterëve ndërkombëtar dhe forcave ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë. Anëtarët e forcave ndërkombëtare të sigurisë janë gjithmonë nën jurisdiksionin e shtetit dërgues; 1.2. veprat të cilat përbëjnë shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare humanitare përfshirë ato vepra penale të Kapitullit XV të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Kapitullit XIV të Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës dhe Kapitullit XVI të Kodit Penal të RSFJ 1976; 1.3. vepat penale që kanë rezultuar me lëndim të rëndë trupor ose me vdekje”, është thënë në këtë nen të Ligjit per Amnisti, i cili është miratuar në shtator të vitit 2013.

Kurse, në Kapitulli XV tëKodit Penal të Republikës së Kosovës specifikohet se cilat vepra nuk mund të falen me Ligjin për Amnisti.

Në nenin e këtij kapitulli të Kodit Penal të Republikës së Kosovës përenden se krimet e luftës që nuk mund të falen janë gjenocidi, krimet kundër njerëzimit, krimet e luftës, shkeljet e rënda të konventave të Gjenevës dhe krimet tjera.

Në nenin 143 të këtij kodi, ku flitet për krimet kundër njerëzimit, përmendet edhe “zhdukja e detyruar e personave”.

Madje, në piken 2.9 të këtij neni shpjegohet edhe çka nënkupton ku term.

“2.9. Shprehja zhdukja e detyruar e personave – nënkupton arrestim, paraburgim ose rrëmbim i personave nga, ose me autorizimin, përkrahjen apo pajtimin e shtetit apo organizatës politike, shoqëruar me refuzimin e atij autoriteti ose organizate për të pranuar atë privim të lirisë apo për të dhënë informata mbi fatin apo vendndodhjen e atyre personave, me qëllim që këta persona të mos gëzojnë mbrojte juridike për një periudhë të zgjatur kohore”, thuhet aty.

Kuçi mohon pretendimet e ministres Haxhiu

Ish-ministri i Dritësisë, Hajredin Kuçi, i ka mohuar pretendimet e ministres Haxhiu.

Ai ka thënë se nuk e di kontekstin e deklaratës se ministres

Kuçi ka përmendur kontributin e tij për ndalim e faljes se këtyre krimeve.

“Nuk e paskam dëgjuar se në çfarë konteksti e paska nxjerrë një deklaratë të tillë, as në kuptim të intervistës së plotë, as të kohës, por në mandatin tim është propozuar dhe miratuar ligji për amnisti që ka përjashtuar amnistimin e krimeve të luftës, krimet kundër njerëzimit dhe të drejtës ndërkombëtare. Bile edhe krimet e vrasjeve dhe korrupsionit janë përjashtuar nga amnistimi. Dhe kjo vërtetohet lehtë në ligjet e miratuara në Kuvend të Kosovës”, është shprehur ai.

Sipas tij, kjo mund të jetë një tendencë e ministres që gjerat të barazohen me deklaratën për personat e zhdukur.

“Nëse është tendencë që të barazohet nënshkrimi i Deklaratës, është çështje tjetër, dhe do të shihen pasojat ditëve në vijim… Mund ta shikoni edhe Ligjin e amnistisë së miratuar në Kuvend”, ka thënë Kuçi për RTV Dukagjini.

Pretendimet e Haxhiut

Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nuk i kanë pëlqyer kritikat e deputetëve të PDK-së rreth deklaratës për personave të zhdukur, e cila është miratuar të martën në Bruksel.

Duke iu përgjigjur këtyre kritikave, ajo ka thënë se qëndrimet e deputetëve të PDK-së janë të papranueshme.

“Është e papranueshme që një deputete e Kuvendit thotë që Serbia nuk e obligon, pasi kjo është ajo që Serbia do që të dëgjojë. Është e papranueshme të mos njihet kontributi i Qeverisë për adresimin e krimeve të luftës. Ka pasur përpjekje nga qeveritë e kaluara, nga njerëzit e PDK-së, të amnistohen krimet që Serbia i ka bërë në Kosovë”, është shprehur ministrja Haxhiu.

Më pas, në foltoren e Kuvendit, ajo ka lëshuar një audio-incizim të ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, i cili kishte thënë se për krime lufte nuk do ta dënonte askënd.

“Për krime lufte s’e kisha dënu asnjë njeri. Kisha bë amnisti. Sepse për mua çmimi më i madh për luftën është liria dhe pavarësia”, thoshte Kuçi në audion e lëshuar.

Duke e komentuar këtë audio, ministrja Haxhiu ka thënë se qasja e PDK-së ishte amnistimi i krimeve serbe.

“Këtë qasje e ka ndjek PDK-ja, këtë qasje e ka ndjek edhe Hashim Thaçi. Po të mos ishte adresuar nga mediat dhe opozita e asaj kohe, ka pasur përpjekje për amnistimin e krimeve. Juridikisht s’mundet, por politikisht ka pasur përpjekje. Prandaj Serbia është amnistuar në kohën që ju keni qeverisur. Ju lutem mos flisni gjëra që as vetë si besoni. Serbia është shfajësuar në kohën kur keni qeverisur ju”, është shprehur Haxhiu. /Nacionale/

Të ngjashme

Të fundit