23.2 C
New York
Tuesday, July 22, 2025

Buy now

Ministrja Hajdari angazhon ekspert që paguhet nga shteti afro 900 euro në ditë

- Advertisement -

Deri këtë të mërkurë, kishim përshtypjen që eksperti i Donika Gërvallës, Gani Jakupi, është eksperti që paguhet më së shumti.

Por, 7500 eurot e Gani Jakupi qe i merr per nje muaj, dalin te jene shume pak, krahasuar me ekspertet që po angazhon Rozeta Hajdari

Me 10 nëntor 2021, ajo hapi një njoftim për kontratë për një ekspert vendor dhe një ndërkombëtar, për hartimin e Strategjisë për Zhvillimin e Industrisë dhe Mbështetje të Biznesit.

Vlera e parashikuar e kontratës ishte 57,700 euro.

Por, ajo çka befasonte ishin ditën e punës, gjithsej 50.

Perllogaritur këto, ky ekspert i bie te paguhej 1.154 euro ne dite.

T7 siguroi edhe kontratën që ministria nenshkroi me ekspertin për politika industriale.

Me 24 dhjetor u nënshkrua e fituesi ishte Christian Timm.

I njëjti është një pronar i një kompanie në qytetin e Berlinit në  Gjermani.

Kontratën e fitoi me  44.910 euro vlere, e që për 50 ditë punë merrte 898 euro.

Për këtë kontratë  T7 shkoi të marrë një përgjigje nga Rozeta Hajdari se çka ka bërë saktë ky ekspert që u pagua rreth 900 euro në ditë nga shteti i Kosovës.

Kur doli nga qeveria ishte pamundur të arrihej.

KRONIKA E T7

Të ngjashme

Të fundit