3.1 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

Ministrja e Vuçiqit shëtitët nëpër Kosovë si në “bahçe”, premton fuqizimin e institucioneve paralele serbe

- Advertisement -

Ministrja serbe e Shëndetësisë Danica Grujiçiq ka vizituar objektet shëndetësore në komunitetin  serb në Kosovë. Vizitën e saj ajo e nisi nëpër qendrat shëndetësore në Anamoravë dhe spitalin në Pasjan, ndërsa pasdite vizitoi Lapllasellën dhe Graçanicën.

Ministrja serbe e Shëndetësisë, Danica Grujiçiq, tha se popullata serbe në pjesën qendrore të Kosovës, në Graçanicë, ka nevojë për spital të ri dhe se është në plan dhe se në kushtet ekzistuese, punonjësit e sistemit shëndetësor të qeverisë serbe në Kosovë po bëjnë çmos për të ofruar kujdesin e nevojshëm shëndetësor.

“Ajo që kam parë në vende të caktuara është vërtet e kënaqshme, jam veçanërisht e kënaqur me spitalin në Pasjan. Shteti i Serbisë investon vërtet shumë në sistemin shëndetësor këtu ku jetojnë njerëzit tanë në Kosovë dhe sipas marrëveshjes së Brukselit. Kjo është edhe përgjegjësia jonë. Ne do të vazhdojmë që po punojmë dhe ajo që shihet këtu në Graçanicë është se dhomat janë vërtet të vjetra dhe unë personalisht do ta informoj presidentin për situatën”, tha ministri Grujiçiq për mediat në Graçanicë pas vizitës në spitalin e Graçanicës.

“Operacionet kryejnë edhe kolegët, nuk janë pak operacione edhe të komplikuara që kryhen çdo vit, duke pasur parasysh se sa kirurgë punojnë këtu, është një përpjekje e madhe, ka një dëshirë të madhe për të ndihmuar njerëzit, për të ndjerë se janë të mbrojtur”, tha ministrja serbe.

Ajo rikujtoi se ka një plan për ndërtimin e një qendre spitalore në Graçanicë dhe se gjatë vizitës do të shoh se ku ka ngecur me zbatimin, duke shtuar se përkundër problemeve teknike, është kënaqur me informacionin se janë gjashtë foshnja të lindur në Graçanicë ditëve të fundit, duke gjykuar se kjo është gjëja më e bukur që ka ndodhur.

Nuk dihet nëse ministrja serbe ka kërkuar leje nga autoritetet e Kosovës për këtë vizitë, derisa ka dalë hapur duke i mbështetur edhe financiarisht institucionet paralele dhe ilegale të Serbisë në vendin tonë. /Demokracia/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit