Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, ka përmendur sot liberalizimin e vizave për Kosovën.
Ajo në një adresim ka thënë se Kosovës për disa vite me radhë i është premtuar heqja e vizave dhe se kjo duhet të ndodhë tani, shkruan lajmi.net.
Këtë fjalim të saj, e ka bërë të ditur ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.
“Ministrja e Jashtme Annalena Baerbock në deklaratën e saj hyrëse të takimit të sotëm të ministrave të jashtëm me partnerët e Procesit të Berlinit theksoi fuqishëm se BE ka premtuar liberalizimin e vizave për Kosovën prej vitesh tani dhe se duhet ta përmbushë atë”, shkroi ai.