Oda e Farmacistëve të Kosovës (OFK) ka ftuar ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia që që të pezullojë menjëherë vendimin për çmimin e barnave.
Sipas OFK-së ky vendim ka shkaktuar krizë në sistemin shëndetësor dhe tregun farmaceutik, si dhe ka cënuar shërbimin cilësor shëndetësorë të qytetarëve.
Po ashtu thuhet se OFK vazhdimisht është duke pasur presion nga anëtarët e saj dhe qytatarët për problemet që po hasen në mungesës së barnave esenciale.
“Oda e Farmacistëve të Kosovës (OFK) shpreh shqetësimin e thellë lidhur me mungesën e barnave, përfshirë ato esenciale në sektorin publik dhe private, që ka shkaktuar krizë në sistemin shëndetësor dhe po cënon shërbimin cilësor shëndetësorë të qytetarëve , krizë kjo që ka lindur si pasojë e vendimi të Ministrit të Shëndetësisë për cmimin e barnave. OFK vazhdimisht është duke pasur presion nga anëtarët tanë dhe qytatarët për problemet që po hasen në mungesës së barnave esenciale, të cilat janë jetike për shëndetin e pacientëve dhe për funksionimin normal të sistemit shëndetësor. OFK me kohë ka paralajmëruar Ministrin e Shëndetësisë shumë para nxjerrjes së vendimit se një metodë e tillë e punës do të shkaktoj këtë kaos në tregun farmaceutik duke cënuar edhe sigurinë e qytetarëve tanë.OFK konsideron se këto vetëm janë rezultatet e para të kësaj krize e cila vetëm sa do të vij e përkeqësohet.
Në këtë kuadër, Oda e Farmacistëve të Kosovës bën thirrje urgjente për Ministrin e Shëndetësisë që, pas refuzimeve të përsëritura të ftesave tona për bashkëpunim, të vendosë interesin publik mbi interesat personale dhe të reflektojë për këtë situatë të rëndë.
OFK fton Ministrin e Shëndetësisë për hir të shëndetit të qytetarëve dhe për të shmangur përkeqësimin e mëtejshëm të situatës që të pezullojë menjëherë vendimin në fjalë, në mënyrë që të zgjidhen këto probleme të cilat tashmë veq se janë hasur si pasojë e këtij vendimi, duke siguruar kështu furnizimi të vazhdueshëm të tregut dhe qytetarëve me barna esenciale.
OFK si çdo herë siq ka shfaqur gadishmërinë e saj tash e 1 vit, është në gadishmëri 24 orëshe për ofrimin e zgjidhjeve MSH-së për eliminmin e këtyre problematikave profesionale.”, thuhet në reagim.