Home Lajme Ministrit Sveçla të martën i parashkruhet akuza për huliganizëm dhe vepra tjera penale

Ministrit Sveçla të martën i parashkruhet akuza për huliganizëm dhe vepra tjera penale

0
Ministrit Sveçla të martën i parashkruhet akuza për huliganizëm dhe vepra tjera penale

Lëvizja Vetëvendosje kishte akuzuar ashpër pushtetet e kaluar që në mënyrë të qëllimshme kishin lejuar që njerëzve të fuqishëm të ju parashkruhen veprat penale për të cilat akuzoheshin.

Tani edhe kësaj partie po i ndodh e njëjta gjë.

Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, të martën i parashkruhet akuza për huliganizëm dhe vepra tjera penale.

Betimi për Drejtësi”, ka bërë me dije se më 27 qershor 2023 bëhen 7 vjet e 5 muaj e 27 ditë prej kur Sveçla është akuzuar për veprën penale huliganizëm për veprimet që kishte bërë gjatë një proteste të VV-së në vitin 2013.

Bashkë me ministrin Sveçla, për të njëjtën vepër, janë të akuzuar edhe kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, dhe disa ish-aktivistë të VV-së.

Sipas “Betimit për Drejtësi”, bazuar në nenit 412 me paragrafin 3 dhe 4 të Kodit Penal, dënueshmëria lidhur me këtë rast del të jetë me gjobë nga 200 deri në 10 mijë euro si dhe me burgim deri në 5 vite.

Mediumi në fjalë ka treguar se parashkrimi relativ i këtyre veprave bëhet pas pesë viteve.

Kurse, parashkrimi absolut bëhet pas dhjetë viteve nga kryerja e veprës penale.

Exit mobile version