7.6 C
New York
Monday, February 24, 2025

Buy now

Ministria konfirmon se personi me Lijën e Majmunëve është nga Dragashi

- Advertisement -

Ministria e Shëndetësisë, përkatësisht, Instituti Kombëtar Shëndetësisë Publike të Kosovës, me datë 03 qershor 2022 në ora 17:41, nga Klinika Infektive, QKUK, ka pranuar një raportim për një rast të dyshimtë në Lijën e majmunëve (Monkeypox). Pacienti është mashkull, i lindur më 1953 nga komuna e Dragashit, njofton MSh, raporton Scanner.

Është i hospitalizuar në Klinikën Infektive, QKUK me datën 03/06/2022 dhe i është marrë mostër nga ndryshimi lëkuror dhe do të dërgohet për analiza laboratorike. Gjendja e pacientit është stabile.

Po vazhdon mbikëqyrja epidemiologjike e pacientit dhe gjurmimi i kontakteve.

Sipas njoftimit, mostra do të dërgohet në laboratorin referent të OBSh në Hollandë, presim edhe rezultatet laboratorike deri në diagnozën përfundimtare sipas kritereve të parapara.

Pacienti është në izolim, i hospitalizuar në Klinikën Infektive, QKUK.

Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK, njofton qytetarër e Republikës së Kosovës, se për çdo informatë të re, opinioni publik do të informohet në kohë reale, dhe se situata është e qetë dhe stabile.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit