-5.1 C
New York
Friday, December 5, 2025

Buy now

Ministria e Sveçlës nënshkruan kontratë mijëra euroshe me UBO-n, për të cilën Kurti kërkonte të hetohet

Kompania e shumëkritikuar nga pushteti, “UBO Consulting” ka nënshkruar kontratë me Ministrinë e Punëve të Brendshme të udhëhequr nga Xhelal Sveçla. E njëjta ka fituar tenderin për “Hulumtime të opinionit të qytetarëve lidhur me fushën e sigurisë së brendshme”, për të cilin ishin parashikuar të shpenzoheshin 50 mijë euro, por vlera finale e tij pas procedurës së prokurimit mbeti në 28 mijë e 800 euro.

DOKUMENT:

Sipas kontratës mes Ministrisë dhe “UBO Consulting”, kjo e fundit do të duhet të realizojë diku rreth 7 mijë e 200 anketa në lidhje me opinionet e qytetarëve për fushën e sigurisë së brendshme. Ministria ka pranuar dy aplikime, mirëpo vetëm “UBO Consulting” është shpallur e përgjegjshme.

DOKUMENT:

Pikërisht kjo kompani ishte në qendër të kritikave dhe sulmeve nga Vetëvendosje pas EXIT POLL-eve të nxjerrura për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Madje, kryetari i zgjedhur i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci kishte paralajmëruar edhe padi ndaj UBO-s. E kryeministri Kurti e kishte quajtur “inxhiniering” EXIT POLL-in e realizuar në atë komunë nga UBO, duke kërkuar edhe hetim nga prokuroria për të.

VOX Kosova kishte raportuar se si kjo parti, përkundër sulmeve brutale, e kishte angazhuar këtë kompani vazhdimisht në fushatë.

Të ngjashme

Të fundit