Arsyeja e dështimit sipas njoftimit të ministrisë del të jetë ”banale” mungesa e një anëtari të komisionit.

Në këtë pozitë deri në zgjedhjen e drejtorit të ri, mbetet drejtori aktual Blerim Camaj.

Në njoftim thuhet se Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerzore, ka përfunduar verifikimin paraprak të kandidatëve që kanë aplikuar, ku ka konstatuar se tetë kandidatë i kanë plotësuar kushtet dhe kriteret e konkursit për pozitën e drejtorit të ARC-së .

Qeveria e Kosovës në vendimin me nr.02/225, data 21.10.2024, ka emëruar komisionin ad hoc për vlerësim profesional për pranim për pozitën e lartë të kategorisë drejtuese për drejtor të ARC-së (komisioni).

Më 31.10.2024,është caktur mbajtja e testimit të kandidatëve për këtë pozitë.

Në kohën e mbledhjes së komisionit, para se të fillojë testimi i kandidatëve, njoftohemi nga një anëtar i komisionit se për shkak të obligimeve të paplanifikuara dhe me prioritet të lartë për ministri, nuk mund të marrë pjesë, transmeton indeksonline.

Sipas legjislacionit në fuqi, testimi i kandidatëve duhej të bëhej deri më 05.11.2024 dhe me prani të të gjithë anëtarëve të komisionit, mirëpo anëtari i sipër theksuar gjendej tërë javën zyrtarisht jashtë vendit.

Sipas njoftimit thuhet se Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, edhe një herë ka bërë përpjekje, duke ftuar komisionin lidhur me vazhdimin e procedurës rekrutuese për këtë pozitë por meqenëse anëtarët e komisionit kanë hezituar për shkak të afateve ligjore.

NJMBNJ-ja ogligohet të ndërmarrë hapa për përfundimin e kësaj procedure rekrutimi, për të filluar e hapjen e re të publikimit të konkursit, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së