-0.6 C
New York
Wednesday, February 12, 2025

Buy now

Ministria e Sportit bën thirrje për proces të rregullt e të bazuar në norma statutare të zgjedhjeve në FFK

- Advertisement -

Ngjarjet e fundit në futbollin kosovar kanë çuar pluhur të madh.

E ashtuquajtura “opozitë” e ka akuzuar kryetarin aktual, Agim Ademi, se po thirr kuvend zgjedhor jo të rregullt, para kohe dhe pa e respektuar periudhën paralajmëruese kohore, shkruan “Gazeta Express”.

Ndërkohë, ndaj situatës së fundit të krijuar ka reaguar sot edhe Ministria e sportit, e cila thotë se po e ndjek me vëmendje rrjedhën e zhvillimeve në Federatën e Futbollit të Kosovës, veçanërisht debatet e fundit rreth respektimit ose jo të normave statutare të FFK-së në raport me procesin zgjedhor.

MKRS-ja bën thirrje për proces të rregullt e të bazuar me norma statutare në zgjedhjet e FFK-së, të cilat do të mbahen muajin tjetër.

Më poshtë mund ta lexoni sqarim/reagimin e MKRS-së. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit