Rrjeti i OJQ-ve AVONET shpreh shqetësimin e thellë lidhur me gjendjen e brendshme të Ministrisë së Shëndetësisë, ku nga AVONET janë identifikuar një mori shkelje të ligjeve dhe cenim të demokracisë, dhe vlerësojmë se ky institucion është i orientuar në interesat e individëve dhe grupeve të caktuara, duke mos respektuar dhe zbatuar ligjet e Republikës së Kosovës.
AVONET, gjatë monitorimit dhe hulumtimit të Ministrisë së Shëndetësisë ka identifikuar një numër të madh të shkeljeve bazike të ligjeve dhe ka cenuar demokracinë, duke funksionuar në baza grupore dhe të orientuar në interesa të grupeve kriminale dhe nga kjo AVONET ka identifikuar se Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë z. Naim Bardiqi me datën 20.10.2022, me nr 419/X/2022, ka nxjerr vendim për themelinin: “Formohet ekipi mbështetës për hartimn dhe finalizimin e Projektudhëzimit Administrativë – Për thjeshtëzimin, regjistrimin dhe importin e produkteve medicinale të cilat nuk kanë parelele të regjistruara në Republikën e Kosovës”, ndërsa më pak se 20 orë është nxjerrur: “UDHËZIMIN ADMINISTRATIV (SHËNDETËSI) NR. 01/2022 PËR THJESHTËSIMIN E PROCEDURAVE PER REGJISTRIMIN DHE IMPORTIN E PRODUKTEVE MEDICINALE QË NUK KANË PARALELE TË AUTORIZUARA NË REPUBLIKËN E KOSOVËS” me datën 21.10.2022 e nënshkruar nga Dr. Dafina Gexha Bunjaku, U.D. Ministre e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës.
AVONET, konsideron se ky UDHËZIMIN ADMINISTRATIV (SHËNDETËSI) NR. 01/2022, është nxjerr me një shpejtësi të madhe brenda 12 orëve për interesa të grupeve brenda dhe jashtë të ministrisë, duke mos respektuar RREGULLORE (QRK) NR. 05/2016 PËR STANDARDET MINIMALE PËR PROCESIN E KONSULTIMIT PUBLIK, poashtu që ky UDHËZIMIN ADMINISTRATIV (SHËNDETËSI) NR. 01/2022, ka qenë i pamundur për të dhënë kontributin për komente gjatë draftimit sepse është bërë brenda natës.
Për këtë UDHËZIMIN ADMINISTRATIV (SHËNDETËSI) NR. 01/2022, Oda e Farmacistëve të Kosovës ka dërguar e-mail në adresë të ministrisë dhe sekretarit të këtij institucionit me kërkesën për ndryshim dhe plotësim të këtij udhëzimit të nxjerrur, e poashtu kjo odë ka shpreh shqetësim se: “Në pamundësi të organizimit të një takimi me ju (ende jemi nëpritje të konfirmimit të takimit ku donim të diskutojmë disa nga çështjet me prioritet për farmaci), po ju përcjellim disa rekomandime nga këshilli drejtues i Odës së Farmacistëve të Kosovës lidhur me Udhëzimin Administrativ 01/2022”.
OSHP, me datën 11.10.2022, PSH. Nr. 397, 409/22 ka nxjerr vendim dhe ka shqiptuar gjobë në të holla për Autoritetin Kontraktues (MSH) në lartësi të shumës 5.000.00 euro, për shkak të mosrespektimit të Vendimit të OSHP të datës 25.03.2021, nëpajtim me nenin 131, të Ligjit për Prokurimin Publik në Republikën e Kosovës dhe poashtu iniciohet procedur për revokimin e çertifikatës (licencës) së prokurimit kundër zyrtarit përgjegjës të prokurimit të AK, për shkak të shkeljeve të dispozitës së nenit 25, paragrafi 8, të LPP, ky vendim është marr në kuadër të aktivitetit të prokurimit me titull: “Furnizim me Insulina Anagloge nga Lista Esenciale ”me nr. prokurimit: 206-20-8397-1-1-1.
Shfuqizimi UDHËZIMIN ADMINISTRATIV (SHËNDETËSI) NR. 02/20214 dhe nxjerrja e shpejt e UDHËZIMIN ADMINISTRATIV (SHËNDETËSI) NR. 01/2022 lidhet me këtë aktivitet të prokurimit, që grupet e interesit tentojnë të bëjën monopol në fushen e farmacies.
AVONET, konsideron se Sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë z. Naim Bardiqi, ka shkelur ligjet dhe rregulloret e Republikës së Kososvës dhe nga kjo dyshohet se ka ndikuar direkt në shfuqizim dhe formim të ekipit për ndryshimin e UD pa përfshirë akteret dhe për të ndikuar në aktivitetin e prokurimit, e nga kjo sipas AVONET-it ky veprim është i sanksionuar me KODIN PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS me NR. 06/L-074, të nenit 414, keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.
Poashtu, U.D. Ministre e Ministrisë së Shëndetësisë znj. Dafina Gexha-Bunjaku, duhet në mënyrë urgjente të shfuqizoj UDHËZIMIN ADMINISTRATIV (SHËNDETËSI) NR. 01/2022, sepse ky udhëzim administrativ nuk ka përfshirë komentet e palëve dhe akterëve që ky udhëzim të jetë i zbatueshëm, poashtu znj Bunjaku, dyshohet se ka kryer veprën penale e sanksionuar në KODIN PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS me NR. 06/L-074, të nenit 414, keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.
Kërkojmë nga Prokuroria e Shtetit, e konkretisht Prokuroria Speciale të filloj hetimet për të gjeturat e AVONET-it dhe të merren masat urgjente për mos cenim të ligjshmërisë dhe demokracisë në Republikënë e Kosovës.
Bashkangjitur me këtë deklaratë gjeni:
1. UDHËZIMIN ADMINISTRATIV (SHËNDETËSI) NR. 01/2022; të datës 21.10.2022
2. Vendim e datës 20.10.2022 për themelinin: “Formohet ekipi mbështetës për hartimn dhe finalizimin e Projektudhëzimit Administrativë – Për thjeshtëzimin, regjistrimin dhe importin e produkteve medicinale të cilat nuk kanë parelele të regjistruara në Republikën e Kosovës”;
3. Vendim i OSHP-së i datës 25.03.2021;
4. Vendimi i OSHP-së i datës 11.10.2022, PSH. Nr. 397, 409/22;
5. Oda e Farmacistëve të Kosoves, komente.