14.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Ministria e Shëndetësisë hap konkurs për 350 specializantë

- Advertisement -

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka hapur konkursin për shkollim specialistik bazuar në Udhëzimin e ri Administrativ (UA) Nr. 01/2023 për shkollim specialstik.

Në këtë konkurs të hapur për 350 kandidatë numri me i madh është për anesteziologët, pasuar nga mjekësia emergjente dhe neonatologët, njofton Klankosova.tv.

“Duke marrë parasysh numrin e madh të specializantëve në konkursin e vitit 2020, mbi 1 mijë e 500 specializantë, pa planifikime strategjike duke tejkaluar planifikimin e burimeve njerëzore pa e evidentuar paraprakisht kuadrin deficitar dhe pa asnjë parashikim të kapaciteteve mentoriale dhe infrastrukturore, ka bërë që të mbingarkohen disa klinika”.

“Po ashtu, janë krijuar edhe mungesa të kuadrit profesional në disa lëmi të tjera. Jemi dëshmitarë se në disa drejtime specialistike të Klinikës së Stomatologjisë, numri i specializantëve për një mentor klinik shkon deri 14 specializantë, ku sipas Udhëzimit Administrativ 05/2017 (neni 47) thuhet se një mentor klinik mund të ketë nën mbikëqyrje jo më shumë se 3 specializantë”, tha Vitia.

Të gjithë specializantët që do të pranohen në kuadër të Institucioneve Publik Shëndetësore, do të financohen nga institucionet përkatëse, sipas kërkesave të tyre drejtuar ministrisë për nevoja për stafit profesional.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit