Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK) ka shfuqizuar 15 certifikata të reja të bizneseve.
Siç thuhet në komunikatën e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, këto ceritfikata kishin përmbajtje anti-kushtetuese.
“Këto 15 shoqëri tregtare, në dokumentacionin e pronarëve apo përfaqësuesve të autorizuar, kanë përmbajtje antikushtetuese si në vijim: “Pec, Republika Srbija“; “Pec, SRB“; “Gnjilane, Srbija”; “Pristina, Srbija”; “Djakovica, Republika Srbija,”; “Kosovska Mitrovica, Republika Srbija” etj”, thuhet në njoftim.
Shfuqizimi i certifikatave të shoqërive tregtare, që janë identifikuar me shkelje të njëjta apo të ngjashme, do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim”, vijon njoftimi.
Lista e bizneseve që ministria e Rozeta Hajdarit ua ka pezulluar licencën:
BOMEK SH.P.K.
LENSIA SH.P.K. ( me emërtim te vjetër EPOXY SB- BODEN L.L.C )
MAP SH.P.K.
MTS D.O.O.
NDERTIMI FI 6285 92 SH.A
THE BUSINESS CLUB L.L.C
LIRIAN CARS L.L.C
BUS SOFTËARE SH.P.K
GLOBOSOS SH.P.K
AGENCY S&E SH.P.K
DEVOLLI GROUP SH.P.K
VITALAND LL.C
BEYOND SH.P.K
ELBA PARTNERS L.L.C
PITE KATUNI SH.P.K