-3.5 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

Ministria e përfshirë në skandalin me rezervat shtetërore, lëvdohet për punët gjatë 2023

- Advertisement -

Ministria e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësië, dikaster që drejtohet nga Rozeta Hajdari, e cila u përfshi këtë vit në skandalin me rezerva shtetërore, ku u paguan paratë por një pjesë e mallit nuk erdhi, është lëvduar me disa rezultate të arritura në këtë vit.

Në MINT-e kanë listuar si të arritur kryesore faktin që Kosova është përfituese e programit të Bashkimit Evropian “Tregu i Përbashkët” 2021-2027, me vlerë 4.2 miliardë euro

“Negociimi për Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë me shtetet e EFTA’së po avancon si asnjëherë më parë”, ka shkruar MINT-i në faqen e saj në Facebook

Po ashtu MINT-i ka thënë se është e arritur fakti që për herë të parë në Kosovë u regjistruan Treguesit Gjeografik si emërtime të mbrojtura të origjinës.

“Numri i inspektimeve preku shifrat rekord me mbi 3079 inspektime të realizuara”, thuhet në një komunikatë

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit