Zëvendësministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Avni Zogiani, ka bërë të ditur se ministria që i përket i ka deponuar dy raste në Prokurorinë Speciale.
Përmes një statusi në Facebook, Zogiani ka shkruar se rastet kanë të bëjnë me shkelje të rënda të ligjit.
“Rasti i parë ka të bëjë me hapjen e procedurës për trajtimin termik të mbeturinave, për të cilin grupet e ekspertëve të MMPHI kanë gjetur shkelje serioze dhe dyshime për manipulim të të dhënave e dokumenteve.
Rasti i dytë po ashtu ka të bëjë me dyshime për keqpërdorime serioze në punët në fushën e ujërave, të cilat punë sipas Raportit të bërë nga Grupi i ekspertëve janë bërë pa kritere, me shkelje serioze të ligjit deri në masën që ka dyshime se punët janë paguar pa u vënë kurrë në praktikë!”, ka shkruar Zogiani.