8.1 C
New York
Sunday, December 29, 2024

Buy now

Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata nga përmbytjet në Vlorë

- Advertisement -

Situata në Vlorë duket të jetë përmirësuar këtë të diel, pasi qyteti bregdetar u përfshi nga përmbytje, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të premten. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se tashmë të gjitha rrugët janë të kalueshme si për automjetet ashtu edhe për këmbësorët.

Ndërkohë, vijon ende puna për heqjen e ujit dhe inerteve nga garazhet nëntokësore të disa pallateve.

“Situata në qytetin e Vlorës është përmirësuar ndjeshëm pas problematikave që sollën reshjet intensive të shiut. Të gjitha rrugët janë të kalueshme nga mjetet dhe këmbësorët. Po vijon puna për pastrimin e disa akseve nga inertet dhe heqjen e ujit nga garazhet nëntokësore të disa pallateve”, njofton Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë.

Bëhet e ditur se në ndihmë të bashkisë Vlorë, janë angazhuar 31 efektivë të FA me 10 mjete transporti dhe 8 motopompa me kapacitete të ndryshme.

“Sipas porosisë së lënë në mbledhjen e Komisionit të Mbrojtjes Civile në Prefekturë është kontaktuar me strukturat lokale për të evidentuar sa më shpejt sipërfaqen e përmbytur, banesat, bizneset, objektet shtetërore, shkollat, objektet kulturore, qendrat shëndetësore, rrugët, automjetet dhe çdo infrastrukturë tjetër të prekur. Në bashkëpunim me Rezervat e Shtetit janë dërguar për banorët e prekur 4,5 ton mallra ushqimore, 1,5 ton ujë dhe 200 litra detergjentë”, thuhet tutje në këtë njoftim.

Premtohet se forcat operacionale do të vijojnë punën deri në kthimin e plotë të situatës në normalitet.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit