Në një përgjigje me shkrim për median turk “Anadolu”, Ministria e Mbrojtjes e Kosovës u ka thënë se “as që bëhet fjalë” për largimin e trupave amerikane nga Kosova dhe se përmbajtja e artikullit të medias gjermane “Bild” synon “destabilizimin e vendit (Kosovës) përmes dezinformatave”.
“Ky lajm i qarkulluar nga disa faqe interneti dhe kanale televizive është dezinformatë e përhapur nga aktorë të jashtëm që synojnë destabilizimin e vendit dhe Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Ministria e Mbrojtjes e Kosovës të hënën, raporton Nacionale.
Ministria e Mbrojtes së Kosovës tha se për tërheqje të trupave amerikane nga Forca e NATO-s në Kosovë (KFOR) “nuk bëhet fjalë”, pasi vendime të tilla për vendosjen ose tërheqjen nuk merren në baza të rastësishme.