8.9 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Ministria e Mbrojtjes del me sqarim për rastin e Liman Musliut su*lmon mediat, thotë se po keqinformojnë qytetarët

- Advertisement -

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar për vdekjen tragjike 𝐭ë 𝐬𝐡ë𝐫𝐛𝐲𝐞𝐬𝐢𝐭 𝐜𝐢𝐯𝐢𝐥 𝐭ë 𝐅𝐒𝐊’së, Liman Musliut, i cili vdiq në fundjavë pasi ra nga kati i dhjetë i një ndërtese në të cilën po punonte pas orarit të punës.

Ministria e Mbrojtjes u shpreh në një postim në Facebook tha se mediat po keqinformojnë qytetarët dhe se po shpërndajnë lajme të pavërteta.

“Me rastin e vdekjes aksidentale dhe tragjike të shërbyesit civil në Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës, z.Liman Musliu, disa media në nguti shpërndanë lajme të mbushura me të pavërteta, që shkaktuan indinjatë tek qytetarët karshi FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes. Me këtë rast, këto media dhe portale shfrytëzuan rastin të akuzojnë Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, për pagesa të ulëta të pjesëtarëve të FSK-së, e që gjoja sipas tyre, i ndjeri, z.Musliu, ka qenë i detyruar të punojë punë shtesë pas orarit, për të siguruar ekzistencën e tij dhe të familjes”, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.

Në njoftim thuhet se me qëllim të sqarimit dhe informimit të drejtë të qytetarëve të Republikës së Kosovës, bëjmë me dije se zyrtari Limon Musliu, me kontratë të FSK-së, ka qenë zyrtar civil.

“Gjithashtu, në disa raste tjera është aluduar se i ndjeri vdiq në vendin e punës, pa cekur se ku konkretisht, e që gjithashtu shkakton paqartësi lidhur me vendin se ku ka vdekur. Këto media shfrytëzuan këtë fatkeqësi për keqinformim të qytetarëve, me lajme të njëanshme dhe qëllimkëqija. Me qëllim të sqarimit dhe informimit të drejtë të qytetarëve të Republikës së Kosovës, bëjmë me dije se zyrtari Limon Musliu, me kontratë të FSK-së, ka qenë zyrtar civil, me nivelin A1 (koeficienti 5.2 dhe shtesat tranzitore në pagë për shërbyesit civilë të MM-së).I njëjti ka qenë edhe përfitues i pensionit invalidor të UÇK-së, si dhe pensionit të TMK-së. I ndjeri nuk ishte pjesëtar i uniformuar i FSK-së”, thuhet në njoftim.

“FSK dhe MM nuk kanë asnjë kompetencë dhe asnjë ndalesë se si pjesëtari i FSK-së, apo zyrtari civil e kalon pjesën tjetër të ditës, pas orarit të rregullt të punës, apo fundjavat. Në rastin konkret të nëpunësit Liman Musliu, marrëdhënia e punës e tij në FSK, si nëpunës civil nuk ndërlidhet me asnjërin kufizim të paraqitur në nenin 18 të Ligjit Nr. 06/L -011, për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik”, vijon tutje njoftimi

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit