14.5 C
New York
Friday, May 9, 2025

Buy now

Ministria e Kulturës e shpërbleu me 7 mijë Euro nipin e Ismajl Kurteshit për logon me dizajn të kopjuar

- Advertisement -
mesin e 40 aplikimeve për logo të Muzeuttë Artit Bashkëkohor, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e ka zgjedhur atë të dizajnerit Valon Kurteshi, që është nipi i kandidatit për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi. Për këtë logo, ai ka marrë 7 mijë euro nga dikasteri qeveritar që drejtohet nga Hajrulla Çeku. Por, del se logoja është kopjuar, për të mos thënë e vjedhur. 

Në konkursin e MKRS’së për logo të Muzeut të Artit Bashkëkohor, si kriter i parë renditet origjinaliteti. Aty theksohet se logo duhet të jetë origjinale, unike dhe të mos jetë imitim i ndonjë logoje ekzistuese.

Mirëpo, logo e përzgjedhur e dizajnerit që jeton dhe vepron në Zvicër, nuk duket të jetë e tillë. Kjo logo është pothuajse identike me atë të Muzeut të Gdanskut në Poloni dhe Muzeut të Arteve në Brazil, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Logo e përzgjedhur nga MKRS

Për këtë logo, Kurteshi ka marrë 7 mijë euro nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Njoftimi për përzgjedhjen e logos dhe prezantimi i saj u bë më 27 shkurt 2025, nga ana e ministrisë përkatëse.

Pjesë e jurisë, që e kanë përzgjedhur këtë logo, kanë qenë: Arlinda Hajrullahu, Alisa Gojani, Dhurata Ramosaj, Yll Rugova dhe Sislej Xhafa.

Logo e Muzeut në Gdansk të Polonisë

I kontaktuar nga Reporteri.net, një prej anëtarëve të jurisë, Ylli Rugova nuk ka dashur të deklarohet për këtë çështje, vetëm ka thënë se kanë dërguar një opinion në Ministri.

“Na e kemi dërgu një opinion te Ministria e Kulturës, e cila e ka dhe unë ju kisha lutë me ju drejtu atyne në lidhje me këtë çështje, sepse nuk më takon mua as me u deklaru për këtë çështje e as me fol në emër të Ministrisë”, ka thënë ai shkurtimisht të premten përmes telefonit.

Gazeta Online Reporteri.net ka pyetur MKRS’në nëse gjatë konkursit e kanë verifikuar nëse logoja e Kurteshit përmbush kriterin e origjinalitetit, si dhe nëse lidhja familjare e dizajnerit me pushtetin ka ndikuar që të përzgjidhet logo e tij si fituese, mirëpo deri në momentin e publikimit të artikullit mediumi s’ka marrë përgjigje.

Logo e Muzet të Arteve në Brazil

Reporteri.net i ka dërguar pyetje edhe dizajnerit Valon Kurteshi, mirëpo deri tani s’ka marrë përgjigje. Mirëpo, në një reagim në Facebook para disa ditësh ai ka thënë se akuzat se logo e krijuar nga ai është një kopje, janë të pabaza dhe shpifëse.

“Këto akuza, plotësisht të pabaza dhe shpifëse, do të trajtohen përmes rrugëve ligjore. Dua të theksoj seriozitetin dhe kreativitetin e vënë në punë gjatë hartimit të propozimit tonë, i cili është vlerësuar në mënyrë të paanshme nga komisioni, bazuar ekskluzivisht në kritere artistike”, thuhet në reagimin  e tij të datës 28 shkurt 2025.

Dizajneri Kurteshi, që përfitoi nga shteti 7 mijë Euro për logon me dizajn të kopjuar është djali i vëllait të Ismajl Kurteshit, ish-deputetetit të LVV-së. Dyshja, në rrjete sociale kanë fotografi së bashku të publikuara. Të fundit e ka publikuar Valoni në natën e natën e Vitit të Ri, ku shihen, në Facebook, duke cakërruar gotat me axhën e tij.

Valon Kurteshi poashtu ka lidhje familje edhe me anëtarin e VV’së në KQZ, Sami Kurteshin.

Ndryshe, nuk është hera e parë që ngritën dyshime se njerëzit e pushtetit po përfitojnë shuma parash përmes shpalljeve të Ministrisë së Kulturës.

Dyshime të tilla ishin ngritur edhe pas publikimit të listës preliminare të përfituesve në thirrjen publike për “Art, Kulturë dhe Trashëgimi Kulturore 2024”, të Ministrisë së Kulturës, ku në mesin OJQ’ve përfituese ishin përzgjedhur “EC Ma Ndryshe” dhe “Fondacioni Lumbardhi”. Për të parën ishin ndarë 257 mijë euro për tri vjet, e për të dytën 187 mijë euro. Tek Organizata “EC Ma Ndryshe”, vetë Ministri Hajrulla Çeku ka qenë vite më parë Drejtor, derisa tek “Fondacioni Lumbardhi”, ka qenë ndër themeluesit dhe pjesë e bordit. Mirëpo, rasti ishte mbyllur pastaj nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, me  arsyetimin se nuk ka prova të mjaftueshme që e argumentojnë dyshimin e arsyeshëm për ekzistimin e konfliktit të interesit për ekzistimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik.

Të ngjashme

Të fundit