13.3 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Ministria e Jashtme suedeze deklarohet pas vrasjes së Liridona Ademajt

- Advertisement -

Ministria e Jashtme e Suedisë është deklaruar pas vrasjes së Liridona Ademajt.

Ministria e shtetit ku jetonte Liridona, ka thënë se “është në dijeni se një grua rreth të 30-ave ka vdekur në Kosovë më 29 nëntor. Të afërmit e saj janë njoftuar”.

“Ministria e Punëve të Jashtme është në dijeni se një grua rreth të 30-ave ka vdekur në Kosovë më 29 nëntor. Të afërmit e saj janë njoftuar. Të gjitha pyetjet në lidhje me çdo hetim policor ia drejtojmë Autoritetit Policor Suedez ose policisë në vendin në fjalë”.

Kjo ministri ka konfimruar se po trajton një rast konsullor që përfshinë një familje suedeze në Kosovë.

Ministria e Punëve të Jashtme në Suedi mund të konfirmojë se është duke trajtuar një rast konsullor që përfshinë një familje suedeze në Kosovë. Dispozitat e fshehtësisë në çështjet konsullore parandalojnë zbulimin e çdo informacioni të mëtejshëm”, kanë thënë Ministria e Jashtme e Suedisë për Dukagjinin.

Liridona Murseli, 30-vjeçare, është vrarë të mërkurën, më 29 nëntor, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

Për rastin Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar: Naim Murselin, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit