19.7 C
New York
Tuesday, April 1, 2025

Buy now

Ministria e Gërvallës nuk e përditëson Listën e Njohjeve me Kenian të cilën e siguroi Pacolli

- Advertisement -

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka arritur që t’ia sigurojë Kosovës njohjen e pavarësisë nga Republika afrikane e Kenias. Kjo njohje e zyrtarizuar më 26 mars, ka shënuar edhe zhbllokimin e një periudhe të gjatë pesë vjeçare të Kosovës pa marrë njohje të re të pavarësisë.

Ndonëse kjo njohje është bërë e ditur mesditën e 26 marsit, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ende s’e ka përditësuar listën e shteteve që e kane njohur Kosovën edhe me Republikën e Kenias.

Në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme që drejtohet nga Donika Gërvalla-Schwarz, njohja e fundit që figuron, është ajo e shtetit të Izraelit që ishte arritur pasi ish-kryeministri Avdullah Hoti kishte nënshkruar marrëveshjen e Washingtonit.

Njohja e pavarësisë nga Kenia ka nxitur reagimin e ashpër të shtetit serb. Ambasadorja serbe në Republikën e Kenias ka realizuar menjëherë një takim me zyrtarë të Ministrisë së Jashtme të Kenias për të protestuar ndaj vendimit për njohjen e Republikës së Kosovës.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit