8.9 C
New York
Monday, February 24, 2025

Buy now

Ministria e Gërvallës ia huq sërish, s’ia di emrin ministrit të jashtëm të Izraelit me të cilin nënshkruan marrëveshje

- Advertisement -

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz po qëndron për vizitë në Izrael ku ka takuar zyrtarë të shtetit dhe gjithashtu ka nënshkruar disa marrëveshje.

Por, një gjë duket se ende nuk ka ndryshuar siç duhet. Ministria e Gërvallës është njohur që nga fillimi i mandatit të saj se bën huqje në rrjetet sociale, dhe jo vetëm, e një të tillë e ka bërë edhe gjatë vizitës së rëndësishme në Izrael, shkruan lajmi.net.

Në njoftimin për nënshkrimin e marrëveshjeve me Izraelin, ministria e Gërvallës ka dështuar t’ia qëllojë emrin e saktë ministrit të Punëve të Jashtme të Izraelit, Yair Lapid, dhe ka shkruar Yaid Lapid.

https://twitter.com/MFAKOSOVO/status/1523616197904052225?s=20&t=lsCZsh7jRx9ZTrZi2RrM8Q

Por më të kujdesshëm në këtë pikë kanë qenë pala izraelite. Ministri i Jashtëm Lapid, ka përmendur saktë në Twitter llogarinë e ministres Gërvalla në njoftimin për nënshkrimin e marrëveshjeve mes dy shteteve.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit