Lidhur me raportimin se avokatë të Presidentit Thaçi në Hagë, kanë paralajmëruar largimin nga mbrojtja, shkakku i mos-pagesës, Ministria e Drejtësisë thotë se ‘me avokatët që ka marrëveshje, ua ka kryer pagesat’, ndërkaq ‘për avokatët privatë të z.Thaçi’, Ministria thotë se nuk mban përgjegjësi, shkruan Periskopi.
Gregory Kehoe, Joe Reeder, Greenberg Legal Associates dhe anëtarët e kësaj kompanie, kanë kërkuar që të tërhiqen nga mbrojtja Hashim Thaçit në rastin e tij në Gjykatën Speciale.
Kjo për shkak se nuk janë kryer obligimet ndaj tyre për pagesë.
Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për media nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Lidhur me këtë informacion, ka reaguar Ministria e Drejtësisë, e cila nëpërmjet një mesazhi të publikuar në Facebook, thotë veç tjerash se prej vitit 2020 e deri tani, ‘Ministria ka pabuar mbi 3 milionë euro për mbrojtjen e Thaçit’.
Kjo Ministri, thotë se “për avokatë të tjerë potencialë, qoftë edhe privat, Ministrja nuk ka marrëveshje dhe nuk mban përgjegjësi për pagesat’.
“Ndërsa për avokatet tjerë potencial, qoftë edhe privat, të cilët angazhohen nga z. Thaçi, Ministria e Drejtësisë nuk ka Marrëveshje dhe nuk mbanë përgjegjësi për realizmin e pagesave”, thuhet në këtë njoftim.
Njoftimi i plotë:
NJOFTIM
Ministria e Drejtësisë përmes këtij njoftimi, dëshiron të mirë-informojë publikun e gjerë dhe të sqarojë lajmet lidhur me pagesat e avokatëve të personave të cilët akuzohen nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Në përputhje me Udhëzimin Administrativ numër 08/2022 për Mbrojtjen Juridike të Personave të Akuzuar Potencial për Krimet e Pretenduara në Proceset Gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara, Ministria e Drejtësisë ka lidhur marrëveshje për përfaqësim me avokatët përkatës të personave të akuzuar, në këtë rast, me mbrojtjen e z. Hashim Thaçi, për të cilin rast, raportohet tërheqja e mbrojtjes për shkak të mos realizmit të pagesave.
Në përputhje me Udhëzimin dhe Marrëveshjen e tillë (legjislacionin në fuqi), Ministria e Drejtësisë ka kryer të gjitha obligimet lidhur me pagesën apo kompensimin e mbrojtjes së z. Hashim Thaçi. Për më shumë, vetëm për vitin 2023, Ministria e Drejtësisë ka realizuar pagesa për mbrojtësit e z. Hashim Thaçi në shumën prej 1,371,800.00 Euro.
Pagesa për mbrojtjen e z. Hashim Thaçi janë realizuar për vitet 2020, 2021, 2022 dhe 2023.
Për vitin 2020, është realizuar pagesë prej 83,107.41 Euro, për vitin 2021 është realizuar pagesë prej 1,114,901.00 Euro, për vitin 2022 pagesa është realizuar në shumën prej 996,600.00 Euro, dhe për vitin 2023 – është realizuar pagesë në shumën prej 1,371,800.00 Euro.
Për të gjitha vitet, shuma e pagesës për mbrojtjen e z. Hashim Thaçi, është 3,566,401.41 Euro.
Për sqarim tutje, Ministria e Drejtësisë realizon pagesa vetëm me avokatet më të cilët ka marrëveshje, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Aktualisht, Ministria e Drejtësisë ka Marrëveshje me avokatin mbrojtës të Hashim Thaçit, Luka Misetiq, të cilit në përputhje me Marrëveshjen, i realizon të gjitha pagesat me kohë.
Ndërsa për avokatet tjerë potencial, qoftë edhe privat, të cilët angazhohen nga z. Thaçi, Ministria e Drejtësisë nuk ka Marrëveshje dhe nuk mbanë përgjegjësi për realizmin e pagesave.
Pra, Ministria e Drejtësisë, në përputhje me Udhëzimin e tillë dhe legjislacionin në fuqi, ka realizuar me kohë të gjitha pagesat dhe obligimet për mbrojtjen e z. Hashim Thaçi.
https://m.facebook.com/MinistriaeDrejtesise/posts/786339383536651?ref=embed_post&wtsid=rdr_07yOTxIayD7Gzt88U
Pritet largimi i avokatëve të Thaçit, thonë se nuk janë paguar!