10.3 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Ministria e Drejtësisë ende nuk e ka finalizuar projektligjin për nëpunësit civilë të gjykatave dhe prokurorive, sindikatat kërkojnë që të miratohet sa më shpejt

- Advertisement -

Ka më shumë se dy vjet që punëtorët e administratës së gjykatave dhe prokurorive, janë në pritje të miratimit të ligjit që rregullon statusin e tyre.

Në mars të 2022-s ata ndërprenë grevën me premtimin se do të fillojë hartimi i ligjit, megjithatë vetëm drafti fillestar i tij është përfunduar në korrik të këtij viti.

Nga Sindikata e nëpunësve civilë të Prokurorisë e Gjykatës në Prishtinë thonë se Ministria është vonuar në këtë drejtim.

Punëtorët kanë kërkuar kompensim, dhe paga në bazë të shkallshmërisë, duke theksuar që të nivelizohet paga e gjyqtarëve e prokurorëve me atë të bashkëpunëtorëve profesionalë.

Megjithëse pagat e nëpunësve civilë janë rregulluar edhe me ligjin për paga, nga sindikatat thonë se Gjykata Kushtetuese ka hapur rrugë që pagat e tyre të trajtohen me ligj të veçantë.

Me projektligj parashihet ndër të tjera edhe përgatitja profesionale e nëpunësve gjatë punësimit.

Ministria e Drejtësisë nuk ka kthyer përgjigjeje gjatë ditës se kur pritet që projektligji të finalizohet, dhe të dërgohet fillimisht në Qeveri për miratim./ATVlive.tv/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit