22.5 C
New York
Sunday, July 27, 2025

Buy now

Ministria e Arsimit: Provimi i Maturës Shtetërore mbahet të shtunën

- Advertisement -

Në njoftimin e MaShT-it thuhet se “janë realizuar të gjitha përgatitjet e duhura, në koordinim me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe shkollat, për organizimin e këtij provimi”.

Në çdo bankë do të sistemohet nga një nxënës, ndërsa në çdo klasë do të lejohen më së shumti 15 maturantë.

“Çfarëdo parregullsie eventuale në qendrën e testimit, të raportohet me shkrim në DKA dhe në MAShTI. Ndërsa, ndaj të gjithë personave të angazhuar në proces, të cilët nuk i realizojnë detyrat e caktuara me kompetencë dhe profesionalizëm të lartë, do të kërkohet përgjegjësi”, thuhet në njoftim.

Testi do të organizohet në 178 qendra të testimit. Këtë vit, në sallën e testimit (klasat) përveç administruesve do të jetë edhe një mbikëqyrës (student absolvent ose i nivelit master). Për të mos ndikuar në proces dhe sipas rregullave të administrimit të testit, pas orës 10:00 (koha kur fillon testi) nuk lejohet asnjë person tjetër brenda qendrave të testimit përveç personave përgjegjës për mbarëvajtje të testit”, përmbyllet njoftimi.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=633922345433802&id=100064481273032&mibextid=Nif5oz

Të ngjashme

Të fundit