31.7 C
New York
Monday, June 30, 2025

Buy now

Ministria e Arsimit: 68.6% e kaluan Provimin e Maturës

- Advertisement -

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar rezultatet e Provimit të Maturës.

Nga 18.800 maturantë që kanë aplikuar, testit i janë nënshtruar 18.130 maturantë. Prej tyre kanë kaluar 12.316 apo 68.6%, njofton Ministria.

MAShTI njofton se përmes platformës eKosova rezultatin preliminar e kanë marrë 18.016 nxënës.

“Nxënësit e pakënaqur me rezultat mund të parashtrojnë ankesë nga data 1 deri më 3 korrik, ndërsa certifikatën mund ta shkarkojnë nga platforma eKosova nga data 3 deri më 7 korrik”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme

Të fundit