-7.9 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

Ministri Vitia thotë se nga muaji tetor nuk do të ketë mungesë të barnave esenciale

- Advertisement -

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka pranuar se furnizimi me barna esenciale nuk është në nivelin e duhur.

Ai ka paralajmëruar se shumë shpejt do të rregullohet edhe kjo çështje.

Vitia ka bërë me dije listat e barnave esenciale është nënshkruar dhe ka kaluar.

Furnizimi nuk është në nivelin e dëshiruar ashtu siç kam thënë edhe në fillim të këtij viti, listat e barnave esenciale është nënshkruar dhe ka kaluar. Janë hapur procedurat për qindra produkte të cilat janë në listën e barnave esenciale, ashtu siç i kam thënë edhe drejtorit edhe drejtorëve të tjerë deri në muajin shtator-tetor nuk do të ketë dhe do të punojmë që të mos ketë më fjalë për mungesë për barna nga lista e barnave esenciale dhe për materiale shpenzuese”, ka thënë Vitia për EkonomiaOnline.

Ai ka bërë me dije se nga ajo periudhë kohor më nuk do të ketë asnjë mungesë nga lista e barnave esenciale.

Me rritjen e buxhetit, kjo do të jetë një standard i vendosur i cili nuk ka qenë kurrë më herët, i cili do të jetë një standard i vendosur jo vetëm në shtator, tetor të këtij viti, por do të vazhdoj edhe në vitet e tjera ku furnizimet do të jenë ashtu siç duhet me komplet listën e barnave esenciale e materialeve shpenzuese. Ashtu siç thash deri në shtator, tetor kur të mbarojnë të gjitha këto procedura do të vendoset një standard i ri”, është shprehura Vitia.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit