11.3 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Ministri ukrainas: Piloti rus që bombardoi teatrin ku kishte gra dhe fëmijë është përbindësh

- Advertisement -

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Reznikov tha se piloti rusi që bombardoi dje teatrin në Mariupol, që përdorej si strehë për civilët është “përbindësh”.

Reznikov i tha Parlamentit Evropian përmes një lidhjeje me video se piloti e hodhi bombën pavarësisht faktit që jashtë tij në të dyja anët e ndërtesës shkruhej me gërma të mëdha se kishte “fëmijë”.

Nuk është e qartë se sa i mbijetuan sulmit. Njerëzit kanë dalë të gjallë nga streha të enjten, sipas një deklarate të shkurtër të postuar në Facebook nga ish-kreu i rajonit të Donetsk.

“Ju ndoshta keni dëgjuar tashmë se ky teatër që u godit nga raketa, një teatër ku fshiheshin 1200 gra dhe fëmijë,” shtoi Reznikov në Parlamentin Evropian.

“Mund të shihni nga hartat, nga dronët që rreth këtij teatri ishte shkruar me shkronja të mëdha ‘fëmijë’ në mënyrë që piloti i avionit që hidhte bombat të shihte ‘fëmijët’, megjithatë, pavarësisht kësaje ky përbindësh ka bombarduar teatrin.”/abcnews.al

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit