2.4 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

“Ministri Sveklla paska thënë shmangeni komunikimin me ish-ushtarët e UÇK-së”

- Advertisement -

Sekretari organizativ i AAK-së, Gazmend Syla, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, ka reaguar ashpër ndaj Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Syla sipër fotografisë së Sveçlës me ambasadorin serb në Uashington, Marko Gjuriq,  ka shkruar se ministri i Punëve të Brendshme u ka thënë disa shokëve në Policinë e Kosovës që të shmangin komunikimin me organizatat e dala nga lufta dhe me ish-ushtarët e UÇK-së.

“Fatkeqësisht ai po harron që po e përfaqëson nahinë tonë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Ministri Sveklla, iu paska thënë disa shokëve në Policinë e Kosovës që të shmangin komunikimin me organizatat e dala nga lufta dhe me ish-ushtarët e UÇK-së. Fatkeqësisht ai po harron që po e përfaqëson nahinë tonë. Këto fjalë i kishin ra tamam prej andej kufinit. Haj medet në dorë të kujt ka mbet ky shtet.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit